City luan tenis me Watfordin, “kërcënon” Liverpool-in
RTKlive
Manchester City duket se ka gjetur formën më të mirë. Kampionët në fuqi të Anglisë shkundën Watfordin, duke e mposhtur me rezultat 8-0, të shtunën në kuadër të javës së gjashtë të Premier Leagues, raporton RTKLive.com.
Skuadra e Pep Guardiolas është shfaqur e pamëshirshëm në përballje me Watfordin, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.
David Silva (1’), Sergio Aguero (7’ pen), Riyah Mahrez (12’), Bernardo Silva (15’, 49’, 60’), Nicolas Otamendi (18’) dhe Kevin de Bruyne (85’), shënuan për fitoren e thellë të “qytetarëve”.
Pas kësaj fitore, City ngjitët në pozitën e dytë me 13 pikë të tubuara, vetëm dy pikë më pak se lideri i tabelës, Liverpool, kjo e fundit nesër luan derbin e madh kundër Chelseas, kurse, Watford është e fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara.























