Reali mposht Osasunën, merr kreun e La Ligas
BKT
Sport

Reali mposht Osasunën, merr kreun e La Ligas

Real Madrid më në fund është në majën e La Ligas.

Skuadra e Zidane ka fituar pastër 2-0 ndaj Osasunës, duke marr kryesimin e kampionatit në kuotën e 14 pikëve.

Ndeshjen e vendosën dy futbollistë të rinj, teksa në minutën e 36-të, Vinicius Junior realizoi një gol magjik me një goditje nga distanca.

Në fillimin e fraksionit të dytë ishte Luka Jovic, i cili shënoi me një veprim të bukur në krahun e majtë duke lënë të shtangur portierin kundërshtar, raporton KJ.

Në këtë mënyrë Los Blancos kërkojnë të harrojnë sa më parë paraqitjen e dobët në Champions ndaj PSG-së.