Wenger: Të jem trajner i United është ëndrra ime
BKT
Sport

Wenger: Të jem trajner i United është ëndrra ime

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ia ka hapur derën mundësisë për t’u bërë trajner i Manchester United.

United këtë sezon nuk është në formë të mirë, andaj ka spekulime që Solskjaer do të shkarkohet.

Për këtë gjë është pyetur Wenger se nëse do të bëhej trajner i ardhshëm i “Djajve të Kuq”.

“Siç kam thënë më herët, United është ëndrra ime. Për të gjithë trajnerët. Kam besim dhe nuk kam ndonjë ide”, deklaroi ai.

Tekniku francez u shkarkua nga stoli i “topçinjve”, para 18 muajve dhe ende nuk është në krye të ndonjë klubi tjetër.