“Keita do të jetë i rëndësishëm për Liverpoolin”
BKT
Sport

“Keita do të jetë i rëndësishëm për Liverpoolin”

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ishte i gëzuar me rikthimin e mesfushorit, Naby Keita.

Keita filloi në formacionin  e parë në fitoren ndaj MK Dons, në kuadër të Carabao Cup.Ishte ndeshje e vështirë për “Reds”, pasi duhet të mbroheshin shumë, por ia dolën të kualifikohen. Klopp tha se është i lumtur me mesfushorin, por duhet të adaptohet më shumë.

“Dukej mirë në disa momente, por duhet të adaptohet në atë pozicion. Ishte i lënduar për një kohë, por në disa momente vërehej çfarë lojtari i pabesueshëm  dhe sa i rëndësishëm është për ne. Nuk kemi nevojë për të shpejtuar, do të jetë i rëndësishëm për ne, kjo ka rëndësi. Është sezon i madh dhe çdo gjë do të shkojë mirë”, deklaroi ai.