Haaland: Dua t’i ndjek hapat e Ibrahimoviqit
BKT
Sport

Haaland: Dua t’i ndjek hapat e Ibrahimoviqit

Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Braut Haaland ka thënë se dëshiron t’i ndjekë hapat e yllit të La Galaxy, Zlatan Ibrahimoviqit.

19-vjeçari është ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë për momentin. Ai shënoi het-trik në Ligën e Kampionëve, në fitore 6-2 ndaj Genk.

Manchester United është duke shfaqur interesim të madh për lojtarin dhe priten ofertat gjatë afatit të janarit. Ai tha se është fans i madh i Ibras dhe dëshiron t’i ndjekë hapat e tij.