​FFK publikon zyrtarët e fundjavës, ky njeri gjykon derbin Gjilani-Drita
BKT
Sport

​FFK publikon zyrtarët e fundjavës, ky njeri gjykon derbin Gjilani-Drita

RTKlive

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar zyrtarët e javës së shtatë të elitës së futbollit tonë, raporton RTKLive.com.

Vikendi i kësaj fundjave, vjen me derbin e madh ndërmjet dy rivalëve të përbetuar Gjilani-Drita, derbi ky që kalon kufijtë.

Arbitri Besfort Kasumi do të gjykoj këtë derbi që pritet të sjellë përballje të zjarrtë ashtu siç ndodh gjithnjë në duelet mes këtyre dy skuadrave më nam në vendin tonë. Ballafaqimi mes Gjilanit dhe Ditës luhet të dielën pasdite.

Ndërkaq, kjo xhiro do të hapet me duelin Feronikeli-Ferizaj që luhet të shtunën në orën 13:00, dhe që gjykohet nga Fatmir Tahiri.

Të shtunën luhen edhe ndeshjet Llapi-Dukagjini dhe Trepça ’89-Flamurtari. Ndërkaq, të dielën pasdite krahas ndeshjes Gjilani-Drita, luhen edhe takimet Vushtrria-Prishtina dhe Drenica-Ballkani.

Ja zyrtarët e javës së shtatë: