18:59 / 26.09.2019
“Coutinho është yll botëror”
Shefi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, është i lumtur me ato që ka parë te mesfushori, Philippe Coutinho.
Coutinho u huazua gjatë afatit kalimtar nga klubi gjerman më mundësi blerje në sezonin e ardhshëm. Rummenigge tha se është krenar që ka ndodhur kjo marrëveshje.
“Jam i lumtur me afatin kalimtar. Sidomos me Philippe Coutinhon. Është yll botëror. Arrin të bëjë diferencën dhe është partneri i duhur për Robert Lewandowski”, tha ai, duke shtuar se “pret shumë nga kjo dyshe”.
Bayern Munich këtë sezon është në vendin e dytë në tabelë me 11 pikë, dy më pak se lideri Leipzig.























