Neymar fluturon drejt Barcelonës, kjo është arsyeja
Neymar Junior tashmë ndodhet në Barcelonë për t’u përballur me ish-skuadrën e tij.
Sulmuesi brazilian ka zbarkuar në aeroportit El Prat me avion privat këtë të enjte bashkë me babanë e tij pas stërvitjes me PSG. Nesër (e premte) në orën 09:30, do të paraqitet në gjyqin që ai ka me Barçën.
Neymar paditi Barcelonën për mospagimin e gjithë shumës për rinovimin e kontratës. Ai pretendon se ka marrë vetëm 14 milionë nga 40 që ai ra dakord me klubin dhe kërkon edhe 26 milionë plus interesat.
Nga ana e saj, Barça gjithashtu e paditi Neymarin me pretendimin se ky bonus nënshkrimi ishte i lidhur me përmbushjen e tërë kontratës deri në qershor të vitit 2022, diçka që sulmuesi nuk e bëri, sepse ai u largua në 2 gusht 2017, pasi PSG pagoi klauzolën e tij të largimi, plot 222 milionë euro.
Gjyqi duhej të zhvillohej në 31 janar por u shty sepse Barça kërkoi që PSG të paraqiste kontratat origjinale që lojtari ka me klubin parizien, diçka që deri më sot entiteti që kryeson Nasser Al-Khelaïfi kishte refuzuar t’i ofronte.























