22:20 / 27.09.2019
Dembele në radarin e Manchester Unitedit
Skuadra angleze, Manchester United, është e interesuar që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit francez, Moussa Dembele.
Sipas Daily Mail, Djajtë e Kuq kanë dërguar vëzhgues për t’i monitoruar lëvizjet e futbollistit 23 vjeçar gjatë tre ndeshjeve të fundit, shkruan Goal.
Dembele ka shënuar gjashtë gola në këtë sezon dhe për këtë rezultat ai ka kapur vëmendjen e disa skuadrave të mëdha europiane.























