Feronikeli fundos Ferizajn, “blindon” kreun
BKT
Sport

Feronikeli fundos Ferizajn, “blindon” kreun

RTKlive

Feronikeli është treguar skuadër e pamëshirshme kundër Ferizajt, duke e mposhtur bindshme prej 5-0, të shtunën në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbolli tonë, raporton RTKLive.com.

Kampionët në fuqi, janë treguar ekip shumë më i mirë se skuadra udhëtuese, duke arkëtuar edhe tri pikë të rëndësishme në garën për të mbrojtur titullin e kampionit.

Kastriot Rexha (8’, 12’), Mendurim Hoti (39’), Haxhi Neziraj (54’, 64’), u përkujdesën për fitoren e “Niklit” që tani forcon kreun e tabelës me 15 pikë, tri më shumë së Gjilani që nesër luan derbin kundër Dritës, kurse, Ferizaj renditet e 10-ta me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara.