15:21 / 28.09.2019
S’ndalet Liverpool, mposht edhe Sheffield United-in
Livepool nuk ka të ndalur në Premier League. “The Reds” kanë vazhduar serinë e fitoreve edhe në javën e shtatë, duke mundur në udhëtim Sheffield United, me rezultat 0-1, raporton RTKLive.com.
Djemtë e Jurgen Klopp duket se janë të vendosur që pas 30 vitesh ta rikthejnë titullin në “Anfield”.
Përballja mes Sheffield United dhe Liverpool, ka prodhuar një sfidë joshëse, derisa golin e fitores e shënoi Georginio Wijnaldum në minutën e 70-të.
Pas kësaj fitore, Liverpool kryeson tabelën me 21 pikë, tetë më shumë së Manchester City që sonte luan në udhëtim tek Evertoni, kurse Sheffield United renditet e 10-ta me tetë pikë të tubuara.























