16:46 / 30.09.2019
Willian: Jam duke u kënaqur me rolin e ri në skuadër
Sulmuesi i Chelseat, Willian ka thënë se është i lumtur me rolin e ri në skuadër këtë sezon.
Braziliani është një ndër anëtaret me të vjetër në skuadër dhe po iu ndihmon lojtarëve të rinj, pasi trajneri Frank Lampard dëshiron një skuadër me lojtarë të rinj.
Willian tha se është i lumtur dhe beson që ka edhe më shumë për të ofruar në fushë.
“E dua shumë. Kam kënaqësinë për të punuar me bashkëlojtarët, gjithmonë dua të bëj më të mirën në fushë”, deklaroi ai.
Chelsea në ndeshjen e fundit arriti të mposhtë Brighton me rezultat 2-0 dhe është në vendin e gjashtë me 11 pikë.























