12:15 / 01.10.2019
Thiago Silva: Rinovimi me PSG do të varet nga sezoni që do të zhvilloj
Në vigjilie të sfidës ndaj Galatasaray-t në Champions League, Thiago Silva ka folur edhe për të ardhmen e tij.
Kapiteni i Paris Saint Germain është në vitin e tij të fundit të kontratës me kampionët e Francës dhe e ardhmja e 35-vjeçarit mund të jetë larg kryeqytetit francez edhe pse vetë braziliani nuk e përjashton qëndrimin në Parc des Princes. “Ndihem mirë, këtë vit jam më i qetë edhe pse mund të jem në presion për shkak të rinovimit. I njoh cilësitë e mija dhe e di atë që mund të jap, do të varet gjithçka nga sezoni që do të zhvilloj dhe në fund do të shikojmë nëse do të rinovoj apo jo”, u shpreh Thiago Silva.























