Feronikeli si lider do të jetë nikoqir i Llapit që ka vetëm një pikë më pak
BKT
Sport

Feronikeli si lider do të jetë nikoqir i Llapit që ka vetëm një pikë më pak

Nesër nga ora 14:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të zhvillohet kryendeshja e javës së 8-të, në Superligë.

Feronikeli si lider do të jetë nikoqir i Llapit që ka vetëm një pikë më pak se vendasit.

Për këtë takim skuadra e Llapit njofton se do të ketë dy mungesa të rëndësishme por që në skuadër është rikthyer sulmuesi, Labinot Osmani.

“Pas dy fitoreve radhazi, Llapi udhëton drejt Drenasit me dy mungesa në skuadër, Kastriot Selmani (me kartonë) dhe Blendi Memaj(me infeksion), por lajm i mirë është rikthimi i qendërsulmuesit Labinot Osmani i cili pas lëndimit të pësuar në ndeshje me Drenicën është i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, shkruan faqja zyrtare e Llapit në rrjetet sociale.