19:10 / 01.10.2019
Griezmann zbulon ëndrrën që dëshiron ta realizojë me Barcelonën
Antoine Griezmann ka pranuar se me Barcelonën dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve.
Francez nuk ka hezituar ta pranojë se Liga e Kampionëve mbetet një ëndërr për të.
Barcelona, të mërkurën në ‘Camp Nou’ pret Interin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve.
“Është ëndrra e të gjithëve dhe një nga ëndrrat e mia”, ka deklaruar Griezmann në pyetjen nëse ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve.
“Kam shumë, por Liga e Kampionëve është qëllimi im, ëndrra ime. Dhe shpresojmë që nesër të jetë një natë shumë e bukur dhe le t’i marrim tre pikët”.























