17:05 / 02.10.2019
Trajneri i Lokomotiv Moskë: Dua që Atletico të fitoj Championsin
Trajneri i Lokomotiv Moscow, Yuri Semin po dëshiron që Atletico Madrid të fitojë Ligën e Kampionëve.
Atletico dje arriti të mposhtë Lokomotivin me rezultat 0-2. Semin ishte i impresionuar nga gjiganti spanjoll dhe shpreson se ata do të arrijnë të fitojnë trofeun më të madh në Evropë.
“Atletico është më e re, por stili i njëjtë. Janë një ndër liderët në La Liga dhe shpresoj ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Është kandidat i fortë, urime dhe shpresoj të kenë fat”, deklaroi ai.
I pyetur për mendimin e tij rreth portugezit, Joao Felix. Tha se sulmuesi është e ardhmja e Atleticos.
“Është e ardhmja e Atleticos, ka luajtur me kontroll dhe ka krijuar shumë shanse të mira”, përfundoi ai.























