Gramoz Vokrri ‘kërcënon’ Davor Sukerin
BKT
Sport

Gramoz Vokrri ‘kërcënon’ Davor Sukerin

Davor Suker, legjenda e futbollit kroat po qëndron në Kosovë ku dje ka marrur edhe çmimin “Fadil Vokrri i Artë”.

Suker të martën ka vizituar edhe varrin e legjendës, Fadil Vokrri. Në shoqërim të Suker, ishte djali i Fadil Vokrrit, Gramozi.

Ky i fundit në rrjetet sociale ka shkruar se herë tjetër kur Kosova dhe Kroacia do të takohen, dardanët do të dalin triumfues, transmeton Olle.

“Herën tjetër ne do të fitojmë, z.Davor Suker”, ka shkruar Gramoz Vokrri.