Ozil do të shitet
BKT
Sport

Ozil do të shitet

Legjenda e Arsenalit, Ray Parlour mendon që Arsenali do ta shesë mesfushorin Mesut Ozil.

Ozil nuk ishte i thirrur në ndeshjen e kaluar ndaj Manchester United, ndeshje që përfundoi me rezultat të barabartë. Ai tha se Emery po ka dëshirë të luaj me lojtarë të rinj, andaj mund ta shesë. 

“Ndoshta Emery mendon se është më mirë të luaj me lojtarë të rinj. Ka qenë i guximshëm duke mos e thirrur Ozilin, ai është fitues i Kupës së Botës dhe ka kontratë të madhe me Arsenalin”, deklaroi ai.

Arsenali ndeshjen e radhës e ka kundër St.Liege në kuadër të Evropa Ligës.