Malisheva mposht Istogun në derbin e Ligës së Parë
BKT
Sport

Malisheva mposht Istogun në derbin e Ligës së Parë

Skuadra e Malishevës e ka fituar derbin e ligës së Parë ndaj Istogut (1-0), në ketë mënyrë e ka marrë kryesimin në ketë rang garash.

Golin e vetëm në derbin e javës së shtatë e shënoi sulmuesi më përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, Nikoll Dushi.

Në ndeshjen tjetër që është zhvilluar sot në Pejë, Besa dhe Trepça ndanë pikë duke luajtur 1-1. Ramiz Sadiku e mposhti Onixin (1-0), derisa Ulpiana triumfoi ndaj 2 Korrikut (1-2).

LIGA E PARË

Vllaznia – Arbëria          2-4

Ramiz Sadiku – Onix     1-0

Malisheva – Istogu         1-0

2 Korriku – Ulpiana       1-2

Besa – Trepça1-1

Të enjten takohen:

Drenasi-Liria

KEK-u-Vëllaznimi

Vitia-Dardana