Arsenali pas mesfushorit të Realit
BKT
Sport

Arsenali pas mesfushorit të Realit

Arsenali është duke kërkuar mesfushorin e Realit, Martin Odegaard.

Sipas mediave angleze trajneri i Arsenalit, Unai Emery dëshiron që norvegjezi ta zëvendësojë mesfushorin, Mesut Ozil, në verën e ardhshme.

20-vjeçari e ka gjetur formën e duhur si huazim te Real Sociedad pas disa viteve në “Santiago Bernabeu”. 

Në akademinë e “Los Blancos”, nuk ishte në formë e duhur, ndërsa huazimi te klubet holandeze Heerenveen dhe Vitesse e kanë ndihmuar shumë.

Sipas disa spekulimeve Arsenali është i gatshëm të bëjë çdo gjë për ta transferuar Odegaard në Premier Ligë.