Ferdinand: Pochettino duhet të shikohet në pasqyrë
BKT
Sport

Ferdinand: Pochettino duhet të shikohet në pasqyrë

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand ka thënë që trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino duhet të ‘shikohet në pasqyrë’ dhe të mundohet t’i ndryshojë gjërat tek “Spurs”.

Dje Tottenham u shkatërrua nga Bayern Munich duke u mposhtur në ‘shtëpi’ me rezultat 2-7. Tekniku argjentinas është nën presion të madh pasi në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore. 

“Mendoj që është keq për të, duhet të bëj ndonjë gjë, është rezultat i madh, të mposhtësh në shtëpi në Ligën e Kampionëve nga Bayern, të cilët kanë humbur lojtarë më eksperiencë gjatë verës dhe të shkatërrohesh në këtë mënyrë. Duhet ta shohësh vetën në pasqyrë dhe të veprosh”, deklaroi ai.

Tottenham këtë të shtunë do të luaj kundër Brightonit.