Casemiro: Hazard po provon, por futbolli është i gjithi për gola
BKT
Sport

Casemiro: Hazard po provon, por futbolli është i gjithi për gola

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka folur për fillimin e vështirë të sulmuesit, Eden Hazard.

Hazard u transferua gjatë afatit kalimtar për 100 milionë euro nga gjiganti anglez, Chelsea.

28-vjeçari për një kohë të gjatë u shikua si zëvendësimi i Cristiano Ronaldo që u largua vitin e kaluar.  Mirëpo, belgu në pesë ndeshjet e para ka dështuar t’i impresionoi fansat pasi nuk ka arritur të gjej rrugën drejt golit. Për këtë gjë ka folur edhe braziliani duke thënë sulmuesi është duke provuar.

“Hazard është duke provuar, por futbolli është i gjithi për gola. E dimë që është një ndër pesë lojtarët më të mirë në botë dhe është normale t’i nevojitet kohë për adaptim”, deklaroi ai.