22:30 / 02.10.2019
Gjiganti spanjoll në sulm për yjet e Ajaxit
Gjiganti spanjoll, Real Madrid është hedhur në sulm për tre yjet e Ajaxit, raportojnë mediet spanjolle, përcjell RTKLive.com.
Donny van de Beek, Hakim Ziyech dhe David Neres, janë treshja e klubit holandez që janë në shënjestër të Real Madridit.
“Los Blancos” pavarësisht investimeve të mëdha që kanë bërë gjatë verës që lamë prapa, megjithatë, duket se madrilenët akoma kanë nevojë për përforcime për shkak të rezultateve jo të mira këtë sezon të garave, sidomos pas barazimit të “papritur” me Brugge në Ligën e Kampionëve.
“Real Madrid po i vëzhgon tre lojtarët e Ajaxit, Donny van de Beek, Hakim Ziyech dhe David Neres”, shkruajnë mediet iberike.























