Suarez përmbys Interin, fitojnë edhe Liverpool, Chelsea, Lyon, Ajax e Zenit
Barcelona më përmbysje ka fituar përballjen me Interin, me rezultat 2-1, të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”, në kuadër të F në Ligën e Kampionëve, raporton RTKLive.
“Blaugranat” nga disaavantazhi prej 0-1 me golin e Lautaro Martinez (3’), ia dolën që në fitojnë ndeshjen me rezultat 2-1, përmes Lusi Suarezit që shënoi dy golat për fitoren e kampionëve në fuqi të Spanjës.
Pas kësaj fitore, Barcelona bashkë me Borussia Dortmund më nga katër pikë kryesojnë Grupin F, kurse, Inter dhe Slavia Pragë kanë vetëm nga një pikë.
Ndërkohë Mohamed Salah shpëtoi Liverpoolin në duel me Salzburgun, edhe pse “The Reds” krijuan epërsinë prej 3-0, por skuadra mysafire u rikthye në lojë duke barazuar rezultatin në 3-3, megjithatë, kampionët në fuqi të Evropës, përmes yllit egjiptian ia dolën që të gjejnë edhe golin e katërt dhe të fitores për skuadrën angleze.
Fitore kanë shënuar edhe Chelsea, Lyon, Ajax dhe Zenit që mundën Lillen, Leipzig, Valencian dhe Benfican.























