Rahoveci humb nga Cluj në një atmosferë fantastike që krijuan ‘Vreshtarët’
BKT
Sport

Rahoveci humb nga Cluj në një atmosferë fantastike që krijuan ‘Vreshtarët’

Rahoveci ka nisur rrugëtimin ndërkombëtar me humbje nga U-BT Cluj Napoca në raundin kualifikues të FIBA Europe Cup, duke u pajtuar në fund me rezultatin 73:98.

Në ndeshjen e parë të kësaj faze, “Vreshtarët” u mposhtën thellë në palestrën “Mizahir Isma” e cila ishte e stërmbushur nga tifozët vendas që krijuan atmosferë impozante.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 28:46 me rumunët që shënonin nga çdo pjesë e fushës, ndërsa vreshtarët kishin vështirësi në organizmin e aksioneve.

Në fund rumunët e Cluj Napocas fituan me 25 pikë diferencë, në një ndeshje të cilën dominuan që nga fillimi.

Rezultati final i ndeshjes ishte 73:98. Jure Gunjina me 18 pikë dhe Christian Alexander Bradford me 13 pikë ishin më të mirët te Rahoveci.

Donatas Tarolis te Cluj ishte më i miri me 20 pikë. Ndeshja e kthimit në Cluj-Napoca është pas një jave, më 9 tetor.