Conte: Ndaj Barçës merituam më shumë
BKT
Sport

Conte: Ndaj Barçës merituam më shumë

Trajneri i Interit, Antonio Conte, deklaroi se ekipi i tij nuk e meritoi humbjen nga Barcelona.

Barcelona ia shkaktoi humbjen e parë Interit në këtë sezon duke e mposhtur me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Performanca jonë ishte e mirë dhe merituam më shumë. Vendosëm Barcelonën në presion të madh për një kohë të gjatë”, tha Conte.

Trajneri italian pati kritika edhe ndaj arbitrimit duke shtuar se pati disa gabime gjatë ndarjes së drejtësisë.

“Shumë gjëra nuk më pëlqyen nga arbitri që nga fillimi i lojës. Nuk do të flas për këtë gjë, por jemi të mërzitur. Në fanellën e arbitrit shënon respekt për arbitrin, por edhe ata duhen të kenë respekt për lojtarët. Mendoj se luajtëm mirë dhe ia dolëm t’iu dëshmojmë të gjithëve se mund t’i shkaktojmë probleme Barcelonës dhe jam penduar që nuk i kemi ‘shkatërruar’ kur kishim mundësinë”, deklaroi ai.

Interi pas kësaj ndeshje e pret një tjetër sfidë e vështirë pasi do të luajë kundër kampionit të Italisë, Juventusit.