12:38 / 03.10.2019
Sarri ëndërron Kante, Juve bën gati 70 milionë
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri dëshiron të transferojë mesfushorin e Chelseas, N’Golo Kante.
Sarri po ëndërron trinomin Aaron Ramsey, Miralem Pjanic dhe Kante në mesfushë që do të shndërrohej një nga repartet më të forta në botë.
Sarri është i gatshëm të bëj negociata me klubin dhe agjentin e lojtarit, pasi e ka shprehur dëshirën për ta transferuar francezin në Torino.
“Zonja e Vjetër” beson që ky transferim do të kushtojë rreth 70 milionë euro.























