12:44 / 03.10.2019
Gjilani e Drita gjobiten nga Disiplinori i FFK-së
Komisioni Disiplinor i FFK-së ka publikuar sot vendimet për xhiron e shkuar, ku në sy bie dënimi për dy skuadra gjilanase.
Gjilani është dënuar me 1500 euro për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes dhe fyerje të tifozëve ndaj skuadrës kundërshtare.

Për fyerje dhe hedhje të gjësendeve në fushë është dënuar edhe Drita me 1500 euro.

Ndryshe, takimi i rregullt përfundoi 0-1 në të mirë të ‘Intelektualëve’ me golin e Cuculit.























