17:54 / 03.10.2019
Pogba do të largohet në janar, thotë Paul Ince
Legjenda e Manchester United, Paul Ince ka thënë se mesfushori Paul Pogba, do të provojë të largohet gjatë afatit të janarit.
Njësoi si bashkëlojtarët edhe fituesi i Kupës së Botës ka kërkuar largimin gjatë afatit veror, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pasi dështoi të transferohet në Reali, sipas Ince mendja e tij është të afati i janarit.
“Pogba do të provojë të largohet përsëri. Këta lojtarë të rinj kanë nevojë për të, duhet të bëhet lider në fushë. Nuk besoj se kjo është në mendjen e tij, por duhet ta kontrollojë skuadrën dhe t’iu ndihmoj lojtarëve të rinj”, deklaroi ai.
“Djajtë e Kuq”, të shtunën do të luajnë kundër Newcastle United.























