​Solskjaer: Pogba duhet të pushojë
BKT
Sport

​Solskjaer: Pogba duhet të pushojë

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se ylli Paul Pogba, duhet të pushojë.

Pogba është duke vuajtur nga një lëndim që nga fillimi i sezonit. Francezi gjatë kësaj kohe ka humbur disa ndeshje dhe nuk është rikthyer kundër Rochdale dhe Arsenalit, javën e kaluar. 

Sipas teknikut norvegjez lojtari nuk do të rikthehet as në ndeshjen e sotme ndaj AZ Alkmaar në Ligën e Evropës.

“Pas disa diskutimeve i nevojitet ende trajtim për t’u shëruar. Nuk do të rrezikojmë për ta vendosur në ndeshje. I nevojitet kohë”, deklaroi ai.