21:13 / 03.10.2019
Mourinho takim sekret me presidentin e klubit spanjoll
E ardhmja e Jose Mourinho është ende e paqartë.
Tekniku portugez nuk drejton një skuadër futbolli prej nëntorit të vitit të shkuar, duke ngjallur shumë dyshime rreth fatit të tij.
Gjithsesi, zërat e merkatos për të nuk mungojnë, madje janë edhe të bujshëm. Të paktën këtë raporton sot "Don Balon" që e lidh emrin e "Special One" me një skuadër modeste në Spanjë.
Bëhet fjalë për ekipin e Almeria, me gazetën spanjolle që shkruan se Mourinho do të ketë një takim me presidentin e klubit të La Liga 2, Turik-Al Sheikh, transmeton albeu.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por gjasat janë që Sheikh t'i përpilojë një ofertë serioze për të ulur në krye të bankinës, Jose Mourinhon.























