17:26 / 04.10.2019
Prisja më shumë nga lojtarët e United, thotë Midtsjo
Mesfushori i AZ Alkmaar, Fredrik Midtsjo ka pranuar që është befasuar nga loja e dobët e “Djajve të Kuq”, në ndeshjen e djeshme.
United dhe Alkmaar barazuan dje në kuadër së Ligës së Evropës. Norvegjezi tha se është rritur duke shikuar United, por dje kanë luajtur shumë dobët.
“Kur rritësh duke e shikuar United nën urdhrat e Sir Alex Ferguson mësohesh se do të jetë ndeshje e vështirë. Por nuk prisja këtë gjë. Prisja më shumë. Ndoshta ishte intensiteti i ndeshjes. Është shumë lehtë për të luajtur më ta. Për mua është lehtë të them se kemi luajtur mirë, iu kemi bërë shumë të vështirë”, deklaroi ai.























