“Pochettino nuk do të largohet”
BKT
Sport

“Pochettino nuk do të largohet”

Ish-trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka thënë se trajneri Mauricio Pochettino nuk do të largohet nga klubi.

Tekniku argjentinas është në presion të madh pasi “Spurs” u turpëruan nga Bayern Munich (2-7).

Sipas disa spekulimeve të mediave angleze, Pochettino është duke shikuar mundësitë e largimit. Por, Redknapp mendon se këto janë vetë spekulime.

“Nuk e shoh që po largohet. Është në klub dhe çdo gjë është në rregull. Ka një grup të mirë të lojtarëve. Për momentin nuk janë në formën e duhur. Varet nga ai për të treguar se sa i aftë është, duhet t’i rikthejë në formën e duhur dhe duhet të fillojnë të luajnë sa më mirë. Është trajner i mirë”, deklaroi ai.

Tottenham këtë sezon është në vendin e gjashtë me 11 pikë, 10 me pak se lideri Liverpool.