Giampaolo: Lojtarët duhet të japin jetën për fanellën, jo për mua
Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo nuk është duke gjetur arsyetime për fillimin e dobët të sezonit te skuadrës së tij.
E ardhmja e trajnerit varet nga ndeshja e radhës, e cila është kundër Genoa këtë vikend. Mirëpo, tekniku i “Rossonerëve” ka thënë se lojtarët duhet të japin jetën për fanellën e “Rosonerëve” dhe jo për të.
“Pas katër humbjeve në gjashtë ndeshje është normale që gjithçka të jetë e paqartë. Edhe në këtë situatë duhet te kemi balancë, nuk mendoj se është koha për gjykime. E di që klubi ka nevojë për përmirësime. Lojtarët duhet të japin jetën për këtë fanellë jo për mua. Klubi kanë besuar dhe besojnë në idetë e mia. Duhet të jesh i fortë në humbje”, deklaroi ai.
Milan renditet në vendin e 16-të me vetëm gjashtë pikë, 12 me pak se lideri Inter.























