“Arena Kombëtare”, ky mund të jetë emri i stadiumit
BKT
Sport

“Arena Kombëtare”, ky mund të jetë emri i stadiumit

“Arena Kombëtare” është gati të mirëpresë tifozët shqiptarë për ndeshjet që Kombëtarja e Shqipërisë do t’i ketë në muajin tetor.

Por, procesi po vijon për kompaninë që do të ketë të drejtën e mirëmbajtjes së stadiumit dhe vendosjes së emrit të ri në këtë arenë.

Kështu presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka thënë se ky proces nuk do të jetë i nxituar dhe do të kërkojë kohën e saj, që kompanitë të dërgojnë të gjithë informacionin e nevojshëm për t’u shqyrtuar.

“Report TV” zbulohen deri tani tre kompanitë e para që kanë shfaqur interesin e tyre për të marrë mirëmbajtjen e stadium dhe të drejtën e emrit. Bëhet fjalë për kompaninë e hidrokarbureve, “Bolv Oil”, për të vazhduar me kompaninë telefonike “Vodafon” dhe atë të sigurimeve “Sigal”.

Sipas asaj që raportohet, çdo kompani që kërkon t’i vendos emrin e saj stadiumit, duhet të paguajë 3 milionë euro për një afat 5-vjeçar.