10:04 / 05.10.2019
Gjiganti italian rivalizon Realin për Salah
Inter raportohet se është vendosur të rivalizojë Real Madridin në garën për të transferuar “yllin” e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Ky është lajmi i publikuar nga mediat spanjolle, që kanë shkruar se klubi zikaltër është vënë në lëvizje për ta marrë yllin e Liverpool-it verën e ardhshme.
Gjithmonë sipas Dona Balon, zikaltrit janë gati ta paguajnë 18 milionë euro në sezon egjiptianin, 3 më shumë në krahasim me shumë që i ka ofruar Real Madrid. Salah që prej vitit 2017 ka shënuar 77 gola në 115 paraqitje për “Reds”.























