10:21 / 05.10.2019
Futbollisti i Romës thyen ligamentet, mungon 4-5 muaj
Davide Zappacosta ka dëmtuar ligamentet. Ai u lëndua të premten në stërvitje dhe tashmë është vërtetuar se bëhet fjalë për thyerje të ligamenteve.
Roma ka konfirmuar tani që 27-vjeçari ka çarë ligamentin e gjurit të djathtë. Zappacosta bëhet lojtari i 15 i Romës që ka probleme me ligamente në pesë vite, ashtu si Alessandro Florenzi, Kevin Strootman, Antonio Rudiger dhe Emerson Palmieri.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Zappacosta do të mungojë 4-5 muaj dhe Roma s’do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes pasi lojtari do të kthehet në “Stamford Bridge”.























