Katër kartonë të kuq në Genoa,Milan mezi arrin te fitorja e dytë në Serie A
BKT
Sport

Katër kartonë të kuq në Genoa,Milan mezi arrin te fitorja e dytë në Serie A

Futbollistët e Milan kanë arritur deri te fitorja e dytë në edicionin e ri të garave në Seria A, pas sonte në udhëtim ishin më të mirë se Genoa.

Pas kësaj fitore, Milan renditet në pozitën e 14 në tabelë me shtatë pikë, ndërsa Genoa e parafundit me vetëm pesë pikë, dy më shumë se rivali i qytetit Sampdoria në vendin e fundit.

Mialn deri te tri pikë të reja erdhi me golat e Hernandez në minutën 51 dhe Kessie në minutën 57 nga penalltia.

Schone solli fillimisht vendësit në epërsi në minutën 41 të pjesës së parë.

Vendësit mbetën në fushë pa dy lojtarë pasi u ndëshkuan me karton të kuq Saponara (45+3) dhe Biraschi (56).

Megjithatë, forcat në terren u barazuan pasi edhe Milan po ashtu mbeti pa  Calabria (79) dhe Castillejo (94), po ashtu të përjashtuar nga ndeshja për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.

Ndryshe, ndeshja kryesore e javës së shtatë zhvillohet nesër ndërmjet liderit Interi dhe kampionit aktual, Juventus.