Djokovic triumfon në Tokio, siguron vendin e parë
BKT
Sport

Djokovic triumfon në Tokio, siguron vendin e parë

Novak Djokovic i shton një tjetër trofe palmaresit të tij të jashtëzakonshëm, duke triumfuar në turneun e Tokios.

Ky është titulli i parë në Japoni dhe i 76-ti në karrierë për tenistin serb, që iu imponua në finale me rezultatin 2-0 me sete, 6-3 dhe 6-2, australianit John Millman, pas vetëm 1 orë e 10 minuta lojë.

Një finale pa shumë histori, që i lejon Noles të thellojë diferencën me Rafael Nadal, duke siguruar kreun në klasifikimin e përgjithshëm deri në fund të vitit.

Spanjolli nuk do të jetë i pranishëm në Shanghai, kështu që dueli mes tyre pritët ndodhë në mastersin e Parisit dhe më pas në  “ATP Finals” në Londër.