12:38 / 08.10.2019
Gjyqtarë shqiptarë në miqësoren Kosova - Gjibraltari
Kosova luan një miqësore të enjten ku do të përballet me kombëtaren e Gjibraltarit.
UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë sfidë dhe të gjithë janë shqiptarë. jyqtari kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, i cili do të ndihmohet nga Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasi. Gjyqtari i katërt është Besfort Kasumi, që gjykon edhe ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Kujtojmë se ndeshja Kosovë – Gjibraltar zhvillohet të enjten nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.























