18:40 / 09.10.2019
Liburni barazon në ndeshjen e parë të Championsit
Kampioni i Kosovës futsall FC Liburn ka barazuar në ndeshjen e parë të grupit 7 në UEFA Champions League.
Ndeshja e parë u mbyll 5:5, ndërsa të dyja skuadrat sytë i kanë kah ndeshja tjetër e grupit, mes nikoqirit Stalitsa Minsk dhe Hovocubo e Holandës.
Pikërisht ndaj holandezëve, FC Liburn do ta ketë takimin e radhës.
Ndeshjen e tretë dhe të fundit, gjakovarët e luajnë ndaj favoritit të grupit Stalitsa Minsk.























