Nis miqësorja Kosova-Gjibraltari
Ka startuar miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit, sfidë kjo që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton RTKLive.com.
“Dardanët” rikthehen në tempullin “Fadil Vokrri” për të sprovuar forcat me modestët e Gjibraltarit, ndeshje kjo që do t’i shërbejë përzgjedhësit Bernard Challandes që t’i shohë nga afër vlerat e secilit futbollistë.
Njëherësh, kjo ndeshje do t’i mundësojë trajnerit zviceran që ta përgatisë sa më mirë duelin kundër Malit të Zi, sfidë kjo që luhet të hënën mbrëma, dhe e cila konsiderohet ndeshje finale tjetër për “Dardanët” në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Miqësorja mes Kosovës dhe Gjibraltarit po luhet në pranin e një numri të konsiderueshëm të tifozëve tonë, por jo siç jemi mësuar ta shohim stadiumin “Fadil Vokrri” të stërmbushur.























