19:39 / 11.10.2019
Zyrtare: Ranieri, trajner i Sampdorias
Sampdoria e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili do të jetë Claudio Ranieri.
67-vjeçari rikthehet në Itali, ku për herë të fundit e kishte drejtuar Romën sezonin e shkuar.
Për stolin e Sampdorias u përfolën edhe emrat e Gianni De Biasit si dhe Genaro Gatussos, por në fund presidenti Ferrero vendosi për Claudio Ranierin, i cili do të përfitojë deri në fund të sezonit 1 milion euro.
Italiani zëvendëson Di Francescon, për të cilin po kthehet në makth, pasi edhe te Roma e zëvendësoi një sezon më parë.























