“Aubameyang mund t’i ndihmojë Arsenalit të hyjë në top-katërshe”
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Emile Heskey beson që Arsenali mund të përfundojë në top-katërshe.
Arsenali ka qenë për 20 sezone në top katërshe të Premier Ligës, por në tri sezonet e fundit ka dështuar të arrijë këtë qëllim. Heskey beson që klubi mund të hyjë në top katërshe dhe sulmuesi me prejardhje nga Gaboni mund t’i ndihmojë londinezët në synimet e tyre.
“Janë duke pasur rezultate të mirë dhe kanë lojtarë të mirë. Aubameyang është shumë i mirë dhe shihet si lojtarë që mund të shënoj në çdo ndeshje. Është ankthi i një mbrojtësi, sepse i duhet vetëm një shans. Ka dëshirë për gola dhe është blerja e duhur për klubin”, deklaroi ai.
“Topçinjtë”, për momentin janë në vendin e tretë me 15 pikë, nëntë me pak se lideri Liverpool që në kampionatin anglez ende nuk e ka provuar shijen e humbjes.























