Shqipëria bie në fund
Turqia e ka mposhtur Shqipërinë, me rezultat 1-0, sonte në Stamboll, në kuadër të Grupit H për kualifikueset e EURO 2020, raporton RTKLive.com.
Turqit kanë fituar këtë ndeshje krejt në finish të ndeshjes, të cilët shfrytëzuan një gabim trashanik te portierit Strakosha.
Përballja mes turqve dhe kuqezinjve, është përshkruar më iniciativën e skuadrës nikoqire, por ishte skuadra shqiptare që kishte rastet më të mira për gola, sidomos në pjesën e dytë të lojës.
45-minuteshi i parë ka kaluar më dominim e turqve, të cilët bën më shumë presion drejt portës së kuqezinjve, derisa këta të fundit më kundërsulme provonin të rrezikojnë portën e turqve, madje, ishte Rey Manaj, i cili në finish të kësaj pjesë, rrezikoi portën e skuadrës turke. Duhet cekur se gjatë pjesëlojës së parë, kishte shumë ndërprerje.
Në fraksionin e dytë, është zhvilluar sfidë më e fortë nga të dy skuadrat. Turqit vazhduan me iniciativën e lehtë në terren, por ishte skuadra shqiptare që rrezikoi tri herë portën e turqve përmes Rej Manajt, i cili dështoi nga pozitat ideale, sidomos në rastin e parë kur pas asistimit te Roshit nuk ia doli që ta qoj topin në rrjetë.
Në minutën e 90-të turqit pas gabimit të portierit shqiptar, Strakoshës, përmes Tosun shënuan golin e fitores.
Pas kësaj fitore, Turqia kryeson Grupin H me 18 pikë aq sa ka edhe Franca, derisa më këtë disfate Shqipëria thuaj se humb gjasat për kualifikim në EURO 2020.























