15:57 / 12.10.2019
Reali dhe United në “luftë” për talentin e Salzburgut
Real Madridi dhe Manchester United janë futur në “luftë” për talentin e Salzburgut, Erling Haaland, raporton RTKLive.com.
Talenti norvegjez është duke shkëlqyer këtë sezon të garave me Salzburgun, dhe tashmë është duke u monitoruar nga top-klubet evropiane, përfshirë edhe Real Madridin dhe Manchester United.
“AS” të shtunën shkruan se ‘Los Blancos’ janë duke e vëzhguar lojtarin, por edhe klubi anglez, Manchester United është i çmendur pas yllit te Salzburgut.
Siç raportohet, madrilenët dhe “djajtë e kuq” janë duke u përgatitur që të hedhen në sulm për Haaland, i cili duket se verën që vjen do të bëhet pjesë e një klubi të madh evropian.























