“Spurs” në sulm për ta rikthyer Modriqin
BKT
Sport

“Spurs” në sulm për ta rikthyer Modriqin

Destinacion i ri për Luka Modriq. Pas interesimit të Milanit dhe Interit, një tjetër skuadër është vënë në gjurmët e fituesit të "Topit të Artë" për vitin 2018.

Sipas asaj që raporton "Don Balon", kroati i Realit pritet të ndryshojë ambient dhe Tottenham është një alternativë për të. Anglezët kërkojnë të rikthejnë në Londër mesfushorin, i cili u transferua pikërisht prej tyre në "Santiago Bernabeu".

Kjo shihet edhe si një mundësi plus për të tentuar firmën me të, me Modriq që nuk e ka mohuar një rikthim në Premier League.

Ende nuk dihet se sa do të jetë oferta për 34 vjeçarin, i cili ka kaluar 4 sezone me "gjelat", duke shënuar 13 gola në 127 takime.