16:02 / 15.10.2019
Dorëhiqet kryetari i Federatës së Futbollit të Bullgarisë
Është dorëhequr kryetari i Federatës së Futbollit të Bulglarisë, Borislav Mihaylov.
Dorëheqja e tij ka ardhur pas thirrjeve raciste të tifozëve bullgarë ndaj anglezëve, në ndeshjen e mbrëmshme, Bullgari – Angli.
Dorëheqja e tij u kërkua nga kryeministri i Bullgarisë, Borisov.
Bullgaria u mposhtë 6:0 nga Anglia në shtëpi, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë.
Kujtojmë që të dyja kombëtaret ndodhen në grup me Kosovën.























