20:55 / 15.10.2019
Shqipëria U21 fiton ndaj Kosovës
Shaqir Tafa në minutën e 76 dhe Arbnor Muçolli në minutën e 81-të kanë qenë vendimtarë për fitoren e Shqipërisë U21 ndaj Kosovës U21.
Ndeshja e zhvilluar të martën në Elbasan ka qenë e luftuar nga të dy anët, por në fund Shqipëria triumfoi.
Kosova e ka ngushtuar rezultatin në minutën e 89-të, me anë të Blendi Baftiut.























