Barcelona “shkel” Eibarin, ngjitët në krye
BKT
Sport

Barcelona “shkel” Eibarin, ngjitët në krye

RTKlive

Barcelona ka shkëlqyer në udhëtim tek Eibar, duke triumfuar me rezultat bindës prej 0-3, të shtunën në kuadër të La Ligës, raporton RTKLive.com.

Kampionët në fuqi të Spanjës, janë treguar skuadër shumë e fortë në duel me Eibarin, duke marrë tri pikë të mëdha në garën për të mbrojtur titullin e kampionit.

Antoine Griezmann (13’), Lionel Messi (58’) dhe Luis Suarez (66’), shënuan nga një gol për fitoren e “blaugranave”, të cilët tani ngjitën në krye të tabelës me 19 pikë, një më shumë së Real Madrid që sonte luan në udhëtim tek Mallorca, kurse, Eibar renditet e 14-ta me 9 nëntë pikë të grumbulluara.